Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës kanë theksuar se këto panaire kanë rëndësinë e tyre pasi vendosen kontaktet e para mes bizneseve dhe të rinjve, ku këta të fundit mund të gjejnë angazhim dhe të punojnë nëpër to.
"Në këtë panair po marrin pjesë 25 agrokompani dhe nxënësit që sapo kanë përfunduar shkollimin në këtë shkollë profesionale. Projekti ynë konsiston në ofrimin e mundësive për këta të rinj që të jenë pjesë e këtyre kompani, si paraktikantë, punëtorë sezonal apo të përhershëm. Presim rezultate konkrete nga ky panair", ka thënë Emine Daci Zejnullahu, përfaqësuese e OEK-ut.
Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa ka inkurajuar të rinjtë dhe bizenset që të vendosin kontakte parimore, për një bashkëpunim të frytshëm dhe të ndërsjell.
“ Komuna e Ferizajt është e angazhuar në subvencionimin e këtij sektori në shumë aspekte duke filluar nga subvencionimi me farëra të drithit, të plehut, me sisteme për ujitje, në ngritjen e serrave dhe së fundit edhe sektorin e bletarisë”, është shprehur Svarqa.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë dhejtra agrokompani nga rajoni i Ferizajt dhe nxënës të kësaj shkolle, të cilët kanë shprehur gatishmëri të angazhohen nëpër agro-kompani si praktikant, për punë sezonal apo me punëtorë të përhershëm.
Këtë ngjarje e ka vlerësuar edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Clif. Ai ka vënë në dukje se ndërlidhja e sektorit të arsimimit me atë të agrobizensit ka rëndësi të jashtëzakonshme.
"Ky panair është dizejnuar në këtë mënyrë që të bëjë integrimin mes sektorit të arsimit dhe agro-biznesit. Dhe për të treguar e dëshmuar se sa është i rëndësishëm sektori i bujqësisë në zhvillimin ekonomik të një vendi", ka thënë ambasadori Clif.
Ndryshe, gjatë këtij viti nga kjo shkollë, diplomat do t’i marrin 450 maturantë, të cilët kanë përfunduar klasat XII dhe XIII.
Në Shkollën e Mesme Bujqësore "Zenel Hajdini" në Ferizaj, të mërkurën është hapur "Panairi i Punësimit për të rinjtë" organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ambasada e Britanisë në Kosovë.