Zemërthyer, me lot në sy, sot, në ambientet e Teatrit “Adriana” në mbledhje komemorative u evokuan kujtimet dhe ia dha lamtumira, ferizajasit shembullor, veteranit të kamerës, të palodhshmit e të papërsëritshmit, Isak Ilazi.
Mbahuni të fortë familje, miq, kolegë të bacës Isak, vepra e tij fisnike, do të jetoj gjithmonë si trashëgimi e çmueshme e Ferizajt.
Bardhësia e shpirtit të tij, i qoftë dritë në botën e amshimit!