Këtë të mërkurë, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen shtate të rregullt.
Në këtë mbledhje është diskutuar propozim – vendimi për plotësim ndryshimin e vendimit 01.Nr.55 të datës 31.05.2023 të KK-së, por edhe propozim – vendimi për ndryshimin e vendimit me Nr. 01. Nr. 29 të datës 31.03.2016, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin Nr. 01.Nr 111 të datës 30.09.2019.Këtë prezantim të kësaj pike të rendit të ditës e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili.
Në këtë mbledhje është bërë edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 3654-2 Z.K, Jezerc, pronë private me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-0 Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt, por edhe propozim – vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës kadastrale 626-2 Z.K. Babush i Ri.
Në këtë mbledhje u vendos që Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin 2022, si dhe raportin financiar për periudhen janar-qershor të këtij viti të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 31 korrik duke filluar nga ora 10:00