Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa tha se është diskutuar me mjekët dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, për gjendjen e krijuar pas informacionit se një qytetar i Ferizajt ka vdekur nga prekja me këtë virus, por u tha se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe tani situata është nën kontroll.
Ndërkaq epidemiologu Sylejman Topalli nga Instituti për mbrojtjen e shëndetit publik tha se me vigjilencë të shtuar po i trajtojnë të gjitha rastet e gripit sezonal dhe nga raportimet e vazhdueshme del se vetëm tri raste në Kosovë janë diagnostifikuar me virusin e gripit të derrit.
U tha se virusi nuk mund të izolohet e edhe vaksinimi në masë nuk ka ndonjë efekt, por duhet një kujdes i shtuar në pastërtin e ambienteve shtëpiake.
Meqë kanë kaluar 5 ditë nga paraqitja e këtij virusi dhe nuk është shënuar ndonjë përhapje e gjerë e sëmundjes mjekët sigurojnë se nuk ka shenja të paraqijes së ndonjë epidemie por u bë ditur se institucionet lokale shëndetësore janë të gatshme të përballojnë ndonjë fluks me të thekuar të pacientëve.
Në mbledhjen e sotme të këshillit për siguri në bashkësi u shpreh mirënjohje për të gjitha institucionet lokale që gjatë festave të fundvitit ishin në krye të detyrës ndonëse nuk pati ndonjë incident apo rat të rëndë për trajtim mjekësor.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
Edhe këshilli për siguri në bashkësi në komunën e Ferizajt, në mbledhjen e mbajtur sot ka konstatuar se nuk ka rrezik nga përhapja e mëtutjeshme e virusit AH1N1 që shkakton sëmundjen e quajtur gripi i derrave.
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}