Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë mbajtur mbledhjen e tyre të parë. Në hapjen e kësaj mbledhje, kryesuesi i kuvendit të komunës së Ferizajt, Milazim Haliti ka bërë edhe prezantimin e pikave të rëndit të ditës.
Po në këtë mbledhje ka marr pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, ku ka theksuar se dëshiron një bashkëpunim të mirë edhe me anëtarët e këtij komunitetit në mënyrë që të punohet me përkushtim të madh në realizimin e shumë çështjeve që janë të rëndësishme për qytetin tonë.
Në fund anëtarët e këtij komiteti kanë debatuar për pikat e rendit të ditës siç ishin: Propozim-Vendim për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për ndarjen e bursave,Miratimi i Planit të Veprimit për Komunitetin, Romë, Ashkali dhe Egjiptian si dhe disa propozim-vendime për shpalljen e interesit të përgjithshëm.
Këtë të martë është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa, në të cilën janë diskutuar çështje të shumta.