
Me këtë rast janë diskutuar edhe këto pika të rendit të ditës :Caktimi i orarit të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës për vitin 2012, shqyrtimi dhe miratimi për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për të Hyrat Vetanake të Komunës 01 nr. 6580 të datës 09.12.2008, propozim –vendimi për dhënien në diskutim publik të Projekt Rregullores për Ndarje të Subvencioneve , propozim-vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake nga viti fiskal 2011, po ashtu është diskutuar edhe rreth një Informate për suksesin e nxënësve, numrin e paraleleve dhe numrin e nxënësve në fund të semestrit të parë të vitit shkollor 2011-2012 për tri nivelet.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës kanë kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa. Po sot mbledhje ka mbajtur edhe Komiteti i Arsimit, ndërsa mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 31 janar në orën 10:00 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa kanë mbajtur këtë të premte mbledhjen e parë për këtë vit të ri kalendarik.