
Edhe këtë herë sipas Xhemailit sektori i tatimit në pronë është e hyrë primare. Nga ky sektor në këtë nëntë mujo të këtij viti janë inkasuar mbi 792 107.83 euro, që në krahasim me vitin e shkuar të hyrat ishin 2.17% më tepër dhe tejkalim plani për këtë periudhë për 17.35 për qind.”Marr për bazë vlerën e inkasuar për këtë periudhë , po ashtu statistikat apo rezultate krahasimore, menaxhmenti i organizatës sonë buxhetore me të drejtë konstaton se inkasomi i të hyrave vetanake për këtë periudhë ka shënuat trend të lartë pozitiv , duke mundësuar kështu tejkalimin e parashikimeve tona, në këtë drejtim”, ka thënë Xhemaili, ndërsa ka shtuar se kjo performancë e mirë e organizatës sonë buxhetore në fushën e inkasimit të të hyrave vetanake, është duke vazhduar edhe përkundër ngecjeve të vogla të shfaqura në disa nga llojet e të hyrave dhe në këtë mes indikatorët e procesit të të hyrave vetanake argumentojnë besimin tonë se viti fiskal 2011 në fushën e të hyrave vetanake do të jetë shumë i suksesshëm duke mundësuar kështu tejkalimin e planit vjetor 2011 si dhe vitin fiskal 2010.

Kjo pikë e rendit ë ditës është përcjellur me disa vërejtje nga partitë opozitare, ndërsa përfaqësues të partisë në pushtete e kanë vlerësuar tejet lart raportin e ecurisë financiare janar- shtator të këtij viti.
Në këtë mbledhje është diskutuar dhe miratuar propozim-vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Urban me elemente të Planit Rregullues Urban për Qendrën Urbane Softaj, po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për propozim-vendimin për shndërrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore të ngastrave kadastrale nr.600/1 dhe 600/2 si dhe të ngastrës kadastrale nr. 325 dhe 326.
U diskutuan pika të ndryshme të rendit të ditës