Këtë të hënë anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, janë mbledhur për të diskutuar pikat e rendit të ditës të parapara që të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje janë diskutuar këto pika të rendit të ditës : Ecuria financiare për periudhën Janar-Mars 2013, Rekomandim për dhënie në shfrytëzim të tokës së komunës investitorit italian “Effegi” i regjistruar në Kosovë si “Kosova Gas”, Propozim për ndryshimet dhe plotësimin e Rregullores 01 nr. 87 për caktimin e kushteve dhe kritereve për dhënie me qira të banesave në pronësi të komunës, Propozim – Vendim për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Komunës së Ferizajt, Propozim – Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale nr. 529-2 ZK Muhovc, Propozim – Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për të hyra vetanake, Propozim – Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrat kadastrale nr. 2337-0, 2336-1, 2336-2 dhe 2338-0, Propozim – Vendim për shndërrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore për ngastrën kadastrale nr. 1706, si dhe Njoftim lidhur me evidentimin e banesave për të cilat është vërtetuar që janë në pronësi të komunës duke u bazuar në dokumentacionin e gjetur.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 29 maj nga ora 10:00.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, janë mbledhur këtë të hënë për të diskutuar pikat e shumta të rendit të ditës.