Në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Ferizajt,është diskutuar rreth propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës, shqyrtimi dhe miratimi i projekt rregullores për ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së të hyrave vetanake të komunës, propozim –vendimi për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore të pjesës së ngastrës kadastrale nr.177/1, propozim-vendimi për emërimin e dy anëtarëve në komisionin për ndarjen e bursave për studentë.
Anëtarët e këtij komiteti kanë votuar unanimisht për të gjitha pikat e rendit të ditës.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 23 dhjetor (e premte) duke filluar nga ora 10:00 në sallën e mbledhjeve.
Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa