Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të mbajtur këtë të martë janë diskutuar çështje të shumta, por ajo më e rëndësishmja ishte gjendja e sigurisë në qytetin e Ferizajt.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muahrrem Svarqa, ka thënë se situata e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë dhe për këtë kontribute të madh kanë dhënë vet qytetarët e Ferizajt, por edhe institucionet relevante që merren më këtë çështje.
Nga ana tjetër kapiten Qazim Reka, komandant i stacionit policor në Ferizaj, ka thënë se Policia e Kosovës, po punon me përkushtim shumë të madh në mënyrë që kjo situatë të vazhdojë edhe më tutje në qytetin tonë.
Edhe përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë trajtuar tema të shumta, dhe në fund u morr vendim që tashmë të formohet edhe një grup punues i cili do të punojë në hartimin e një pani të veprimit për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në këtë mbledhje u diskutua çështje të shumta.