Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi ka thirrur mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.Në këtë mbledhje është bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik të draft-planit komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe ri-integrimin e të huajve në Komunën e Ferizajt për vititn 2023-2025.
E nga ana tjetër Sabri Murseli drejtor i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, ka bërë propozim-vendimin për këmbimin e ngastrës kadastrale 3148 -0 ZK në Ferizaj pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 ZK në Ferizaj pronë e Komunës së Ferizajt.
Drejtori Murseli, pati edhe disa propozim-vendime për këmbimin e disa ngastrave kadastrale në Neredime të ulët.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës, nga të gjithë anëtarët e KPF-së u morë vendim që të diskutohen në mbledhjen e të premtes të Kuvendit të Komunës.