Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, sot në Tirane ka mbajtur mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.
Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetar dhe përfaqësues të komunave shqiptare, ndërsa u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e turizmit në komuna.
Në këtë takim Komuna e Ferizajt është përfaqësuar nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti i cili e ka vlerësuar tejet lartë ketë takim. Ai ka thënë se takime të këtij lloji janë shumë të rëndësishme për të diskutuar për idet dhe aktivitete që do të zhvillohen në vitin 2025.