Në kuadër të “ Ditëve të Kulturës” Ferizaj 2019, mbrëmë është mbajtur koncert solistik me baritonin Xhemil Rexhepi me prejardhje nga Ferizaj, por që jeton e vepron në Milano të Italisë. Interpretimin e tij e përcolli Sugiko Chinen, pianiste nga Japonia.
Poashtu mbrëmjen e madhështoi prezantimi i interpretueseve tjerë ferizajas si Arta Prekadini në violinë, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dorë Ramadani poashtu ne violinë, Nita Grubi në piano si dhe Astrit Mustafa në klarinete.
Këtë koncert e ka vlerësuar tejet lart drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murai-Shabani e cila ka thënë se konceret të tilla i kanë munguar qytetit të Ferizajt.
Poashtu organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” në Galerinë e Arteve,është mbajtur takimi final edicioni i konkursit të poezisë “Ora e Astritit 2019”, konkurs ky që u organizua për herë të tretë dhe shënon aktivitetin kryesor poetik në Ferizaj.
Nga 88 poezi konkurruese, juria në përbërje prej: Sibel Halimi – krijuese, Arsim Hamiti – studiues i letërsisë dhe Gazmend Bytyçi – krijues, zgjidhën 30 poezi, si më të mirat.
Krijuesit nga të gjitha trevat shqiptare lexuan poezitë e tyre dhe në fund, juria shpalli rezultatet finale:
Çmimi i parë: Kaltrina Lohaj për poezinë “Zana me emnin tem”
Çmimi i dytë: Gëzim Murajza për poezinë “Stinë e thyer” dhe
Çmimi i tretë: Selvije Rexhepi -Shefkiu me poezinë “Vdekje e bardhë”
Çmimi “Pena e re” – Medina Pasoma me poezinë “Qafore rezistence”.