Çiklistë nga Ferizaj, por edhe nga viset e ndryshme të Kosovës, te dielën morrin pjesë në edicionin e gjashtë me radhë të aktivitetit çiklistik dhe rekreativ “Tour de Culture”.
Ky aktivitet është mbajtur me iniciativë të trashëgimisë kulturore “Pa kufi”,” Un-Habitati”si dhe në bashkëpunim edhe më Komunën e Ferizajt.
Ky aktivitet ishte i hapur për të gjithë çiklistët profesionist dhe amatorë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka theksuar se vazhdimisht ka përkrahur dhe do të përkrah ngjarje të tilla që i kanë munguar qytetit të Ferizajt.
Edicioni i gjashtë “Tour de Culture”ka filluar nga Bifurkacioni i lumit Nerodime dhe ka përfunduar në Komunën e Kaçanikut.
Të dielën në Ferizaj, është mbajtur edicioni i gjashtë çiklistik “Tour de Culture”. Në këtë edicioni mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorët e tij.