Është mbajtur diskutimi publik për Planin Rregullues të zonës së tetë të qytetit ku përfshinë rrugët :”Rexhep Bislimi” deri te “Vëllezërit Gërvalla” dhe prej “Remzi Hoxha” në pjesën mbi magjistralen “Ferizaj-Shkup”.
Sipas drejtoreshës së Urbanizmit në Ferizaj, Qazime Vatës, plani rregullues për zonën e 8, është në proces të hartimit dhe se diskutime të tilla janë mbajtur dy here në shkollën fillore “Astrit Bytyqi” në Ferizaj. ”Mirëpo duke pasur parasysh pjesëmarrja e qytetarëve në këto takime ka qenë shumë e vogël, ne i kemi ftu edhe një takim shtesë duke paralajmëruar përmes mjeteve të informimit dhe Web faqes së komunës duke shpresuar se interesimi do të jetë më i madh i qytetarëve, mirëpo fatkeqësisht ta them se pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e vogël në krahasim me numrin e banorëve. Ne e kemi marr obligim ta prezantojmë projektin para qytetarëve së paku ata të kenë një informate se çka po ndodh me zonën e tyre”, është shprehur Vata.
E parë e Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj, Qazime Vata është shprehur se në zonën e 8 të qytetit karakteristik është që ato rrugë kanë probleme shumë të theksuara. “Zona e tete është një zonë e cila ka probleme të theksuara të infrastrukturës, rrugore nga fakti që ka shumë rrugë të gjata dhe të mbyllura, në fakt janë komplet jashtë standardeve dhe normave të urbanizmit dhe hapja e këtyre korridoreve dhe depërtimi i këtyre rrugëve patjetër që do të prek pronat private, për shkak se në këtë zonë kryesisht pronësia është private, është sipërfaqja shumë e vogël e komunës, kryesisht do të thotë është private dhe patjetër që implementimi i këtij projekti do të prek pronat”, është shprehur Vata.
Nga ana tjetër menaxherja e projektit nga kompani”Prima Ingjinering” nga Prishtina Afërdita Gashi, ka thënë se banorët e zonës së 8 të qytetit të Ferizajt, kanë paraqitur edhe nevojat e tyre për të cilat i kanë. “Tu marr parasysh që zona është e ndërtuar me banim individual dhe në bazë të interesimit të qytetarëve dhe normativave të projektimit ka rezultuar që në këtë zonë mungon një qendër e mjekësisë familjare që është gjet lokacioni adekuat për të, mungon një çerdhe –kopsht për shkak se çerdhja ekzistuese përfshinë një numër të vogël të qytetarëve, edhe një lokacion për një shkollë fillore dhe këto janë tri objektet me interes për qytetarët e kësaj pjese”, ka thënë Gashi.
Plani rregullues i zonës së tetë të qytetit përfshinë hapësirën prej 250 hektarë.
Në këtë debat morrën pjesë një numër simbolik i qytetarëve