
“Ne jemi munduar që të racionalizojmë, respektivisht të vëmë pritoritete tona në mënyrë që projekt buxheti për vitin 2014-2016, të jetë karshi edhe synimeve tona që Ferizaj të vazhdojë më trendin pozitiv të zhvillimit ekonomik dhe të politikave që krijojnë një mirëqenie më të lartë sociale dhe ekonomike. Tashmë Komuna e Ferizajt ka ndërtuar politika të tilla përgjegjësi të tillë, në mënyrë që qytearin e Ferizajt, do se do e qojnë në atë drejtim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillim ekonomik he të përmiresimit të mireqënies sociale”, ka thënë Aliu.
Ai ka shtuar se projekt buxheti për vitin 2014-2016 si një dokument i një rendësie të jashtëzakonshme për Komunën e Ferizajt, përfshinë një buxhet që për herë të parë në Komunën e Ferizajt përfshinë regjistrimin e fundit të popullësisë që është bërë në Republikën e Kosovës.
“Për herë të parë buxheti i komunës po projektohet në bazë të regjistrimit të popullsisë me ç’rast Ferizaj ka përfituar një buxhet më të lartë. Vitin e ardhshëm e kemi një buxhet prej 23 milion eurove, ku vetëm për projekte kapitale do të jenë 9 milion euro” ka thënë Aliu.
Është bërë e ditur se vlera e grantit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është më e lartë për 15 për qind prap karahsuar me vitin 2013, ndërsa vlera e investime kapitale respektivisht shuma e mjetve të parapra për investimet kapitale shënon një ngritje prej 28.64 %.
“E gjithë kjo tregon se Komuna e Ferizajt, vazhdon më ngritje në të gjitha këto fusha falë efikasiteteit dhe efektivitit të administartës komunale dhe ne do të vazhdojmë po me këtë efikasitete dhe efektivite të adimisnatrës që të menaxhojmë financat respektivisht me paratë publike gjithmonë në drejtim të setndërtimit të atyre synimeve që janë ambicie dhe synime të përbashkëta me qyteatrët tanë. Pra ne do të vazhdojmë që të kompletojmë infrastrukturën që është e domosdoshme në qyetin e Ferizajt, do të vazhdojmë me hapjen e projekteve të mëdha të cilat janë pjesë e Kornizës Afatamsme Buxhetore, por ditëve në vijim deri me 31 gusht kur parashihet që ekzekutivi në këtë rast komuna ose propozuesi i saj Kryetari i Komunës të finalizojë dhe të dorëzojë Kuvendit të Komunës për shqyrtim një mujor, sepse edhe Kuvendi i Komunës, duhet të organziojë sipas ligjit mbi menaxhimin e finacave publike duhet të organizojë edhe një debat publik dhe pastaj me 30 shtator të miratohet si buxhet i miratuar dhe pastaj të shpenzohet në vitete në vijim”,ka potencuar Aliu.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këtë takim pjesmarrësit në këtë takim, kanë parashtruar një varg pyetjësh për Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, Drejtorin e Financave Mustafë Graincën si dhe Drejtorin e Infrastrukturës Ardian Ferizin.
“Është dokument shumë i rëndësishëm dhe prej saj varet edhe zhvillimi ekonomik, por ka mungesë profesionalizimi dhe përmban objektiva të paqarta”, ka thënë Faton Topalli, nga Lëvzija Vetvendosje në këtë dëgjim publik.
Ibrahim Ibrahimi, banor i rrugës “Rexhep Bislimi”, ka pasur një pyetje rreth rregullimit të rrugës në lagjen e tij.
“A ka ndonjë projket për rregullim të rrugës sime, është një rrugë afër 700 metra”, është shprehur Ibrahimi.
Pyetjeve të ndryshme në këtë debat i është përgjgjur Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe Drejtorët, Mustafë Grainca dhe Ardian Ferizi.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me Drejtorin e Financave Mustafë Graincën dhe Drejtorin e Infrastrukturës, Ardian Ferizin, kanë mbajtur dëgjimin publik me temë “Hartimi i projekt- buxhetit për vitin 2014-2016”.