Kryetari i komunës së Ferizajt,Bajrush Xhemaili ,ka përmbyllur sot ciklin e 12 takimeve me qytetarë për të diskutuar rreth listës së projekteve të propozuara për vitet 2012 -2014. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë debat ,I cili u mbajt në sallën e Kuvendit të Ferizajt ,ishte shumë e vogël në krahasim me pjesëmarrjen e qytetarëve nëpër lokacione të ndryshme si në qytet dhe në fshatra ku kryetari me stafin e tij kishin organizuar tubime lidhur me këtë çështje. Xhemaili ka thënë se takimet e tij me qytetarë për të marrë propozime rreth projekteve të ndryshme ishin mjaft frytdhënëse.
I pari i komunës ,Bajrush Xhemaili po ashtu tha se për projektet e ndryshme infrastrukturore në buxhetin për vitet 2012-214 kanë mbi 6 milion euro,ndërsa do të punohet sipas prioriteteve.
Kurse edhe qytetarët e pranishëm në këtë debat publik, kanë dhënë disa propozime për realizim projektesh që lidheshin kryesisht me rrugë, kanalizim,ujësjellës etj, ndërsa kreu i komunës së Ferizajt u është përgjigjur në atë se kur do të mund të realizohen kërkesat e tyre.
U bë e ditur se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, Komuna e Ferizajt, ka shpenzuar gjithsej mbi 7 milion e 510 mijë euro, apo 40.59 për qind të buxhetit të tërsishëm në të gjitha kategoritë buxhetore. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu, u bë e ditur se janë zhvilluar procedurat e prokurimit për 55 projekte kapitale nga të gjitha lëmitë e infrastrukturës, prej tyre 12 projekte të asfaltimit, 10 projekte të kanalizimit, 13 të arsimit, 1 projekt i shëndetësisë, 2 të ndriçimit publik si dhe 7 projekte të tjera. Edhe në gjashtëmujorin e dytë janë duke u realizuar projekte të shumta të asfaltimit,kanalizimit ,ujësjellësit etj.
Qytetarët kishin kërkesa të ndryshme