Mbahet ceremonia e certifikimit të kadetëve nga SHBA dhe FSK-ja
08/08/2014 00:00
Në këtë ceremoni morën pjesë: Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, kryetari i Komunës së Ferizaj Muharrem Svarqa me bashkëpuntorët e tij, Atashehu Ushtarak i Ambasadës Amerikane kolonel Chad Butts, përfaqësues të NLAT (ekipi ndërlidhës këshillues i NATO-s), si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe KFOR-it, drejtori i instruktorëve nga SHBA, Robert Lyle.
Me këtë rast, Atasheu ushtarak i Ambasadës Amerikane në fjalën e tij, tha se ndihem mirë që shoh se kadetët amerikanë janë krahë për krahë me pjesëtarët e FSK-së dhe ky program ka shërbyer për të marrë njohuri të reja. E vlerësoj këtë program nga i cili besoj të dyja palët kanë pas një eksperiencë të mirë dhe kanë mësuar dhe praktikuar gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe, “por nga ajo që pash e kuptova se ju keni mësuar edhe për kultura të ndryshme dhe traditat e njëri tjetrit. FSK-ja çdo ditë e më tepër është duke u avancuar dhe kjo më bënë të ndihem mirë, ndërsa programi për zhvillimin dhe avancimin e gjuhës angleze që tashmë është viti i dytë që po realizohet po jep rezultatet e veta”, shtoi në fund koloneli Butts.
Ndërsa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati në fjalën e tij, tha se: “Programi i Kuptimit të Kulturës dhe Përmirësimit të Gjuhës angleze (CULP), është njëri ndër trajnimet që zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral që FSK-ja ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky program është një mbështetje shtesë që Ushtria e SHBA-s është duke ofruar për FSK-në, përmes trajnimeve për përmirësimin e nivelit të komunikimit në gjuhën angleze.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe tri-javore, në trajnim pjesëmarrësit kishin mundësi që të kuptonin kulturat dhe të shkëmbejnë përvojat dhe kuptojnë programet e trajnimit të njëri tjetrit.
Trajnimi ka zgjatë 3 javë, nga data 18 korrik deri më 8 gusht 2014, ndërsa në këtë trajnim kanë marrë pjesë 109 pjesëtarë prej tyre 37 amerikanë dhe 72 pjesëtarë të FSK-së.
Kadetët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë qëndrimit në FSK, ata pos vendeve historike vizituan edhe Kazermat e FSK-së, ku realizuan shumë trajnime të përbashkëta me kadetë të FSK-së.
Ky trajnim i përbashkët u realizua në kuadër të Planit për Bashkëpunim Bilateral në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOËA-s.
Para kësaj ceremonie, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është takuar edhe me komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me të cilin kanë biseduar edhe shumë cështje të rëndësishme sa i përkt bashkëpunimit të mëtutjeshëm përmes këtyre dy institucioneve. U bë e ditur se takime të këtij lloji do të ketë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të zhvillohen edhe projekte të cilat shkojnë në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Në kazermën “Skënderbeu” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe kadetëve amerikanë të cilët bashkërisht realizuan kursin për zhvillimin dhe avancimin e gjuhës angleze dhe bashkëpunimin për mësimin e kulturave të ndryshme.