
Kryetari i federatës se automobilizmit Ismet Rexhepi ishte jashtëzakonisht i kënaqur me organizimin e kësaj gare dhe me numrin e garuesve pjesëmarrës.
Shtegu ishte tejet atraktiv, dhe përkundër rigave të lehta të shiut, ishte ideal për vozitje. Morën pjesë 8 klube, dhe në fund renditja ishte kjo: vendi i parë i takoi Auto Klubit Prishtina RT i cili u rendit para Auto Klubit Ferizaj dhe si i treti u plasua po ashtu klubi nga kryeqyteti RCP Prishtina,
Kampion sipas kategorive/klasave dolën:
Klasa 1 [deri 1100 ccm] Besfort Bunjaku nga AK Ferizaj me kohë 05:08,90
Klasa 2 [deri 1400 ccm] Ernest Daka nga DTM Prishtina me kohë 04:57,43
Klasa 3 [deri 1600 ccm] Përparim Dushi nga Prishtina RT me kohë 04:59,39 Klasa 4 [deri 2000 ccm] Shkelzen Lajçi nga Prishtina RT me kohë 04:37,79
Klasa 5 [mbi 2000 ccm] Valdet Krasniqi nga Prishtina RT me kohë 04:34,25 Klasa 6 [Prototipet] Xhimshit Hasani nga Prishtina RCP me kohë 05:07,13
Këtë garë e ka ndihmuar Komuna e Ferizajt. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Ferizaj Enver Haliti, ishte jashtëzakonisht i kënaqur që ju dha mundësia ta përkrah ketë garë.
Janë mbajtur garat automobilistike të Auto-klubit “Ferizaj”.