
Gjimnazi i shkencave shoqërore 90.55%,Faik Konica –sivjet 19.25%,vjet 69%.
Pjetër Bogdani-sivjet 7.92%,vjet 31.4%,Çesk Zadeja –sivjet 61.11%,vjet 81.8%
Aga Xhite -sivjet 25%,vjet 93%, Zenel Hajdini-sivjet 0.91%.vjet 2.81%” ka thënë Berisha.
Drejtori Berisha po ashtu ka shtuar se kjo rënie e madhe e rezultateve të shkollave në këtë komunë është një sinjal që punëtorët arsimorë të punojnë më tepër me nxënësit. Sipas tij do bëhet një analizë e cila do të determinojë faktorët e uljes së rezultateve në këtë test,në krahasim me vitin e shkuar.
Testi shtetëror i maturës është mbajtur më 4 qershor, ndërsa afati tjetër për të gjithë ata që nuk kaluan këtë provim është në muajin gusht.
Komisioni Qendror Shtetëror i maturës ka shpallur rezultatet nga provimi i maturës, ndërsa në komunën e Ferizajt nga 1809 maturantë sa iu nënshtruan këtij provimi vetëm 34.06 për qind e maturantëve e kanë kaluar këtë provim, ndërsa 50 përqind të pergjigjeve të sakta prej 100 pyetjeve sa ka pasur testi nuk e kanë arritur 65.93% e nxënësve.