Ministria e Arsimit, ka njoftuar mësimdhënësit dhe nxënësit ferizajas për risitë e sivjetme në testin e maturës të cilët i kanë bërë shumë vërejtje ndryshimeve që janë bërë sivjet rreth përmbajtjes së këtij testi.
Drejtues të shkollave dhe mësimdhënësit, thanë se nuk janë marrë parasysh vërejtjet e dhëna në muajin dhjetor kur është vendosur përmbajtja e testeve.
Ndryshimi kryesor që është bërë sivjet, është vendimi për ndarjen e 20pikëve nga lëndët e përgjithshme, kurse pikët e tjera do të jenë nga përgjigjet e lëndëve profesionale. Mirëpo ky hap është vlerësuar fare pak i rëndësishëm në krahasim me kërkesat për ndryshime rrënjësore brenda testit veç e veç për secilën shkollë.
Njëra ndër risitë e bëra këtë vit është edhe heqja e pagesës prej 10 eurosh për ta paraqitur provimin e maturës, e cila është mirëpritur nga nxënësit ferizajas. Vitin e kaluar kjo pagesë është konsideruar e panevojshme, sepse e ka rritur koston e shpenzimeve që bëhen zakonisht në fund të shkollimit të mesëm, theksoi Sadije Hajdini, zyrtare për arsimin e mesëm në komunën e Ferizajt .
Drejtoria komunale e Arsimit po planifikon që pakënaqësitë e prezantuara sot, t’i dërgojë edhe zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit.
Adem Musliu, Drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë tha se Ndryshimet e bëra në testin e maturës për vitin 2010 nuk i kanë kënaqur as nxënësit e shkollave profesionale. Ata pohojnë se duan të vlerësohen për mësimet që i kanë ndjekur gjatë shkollimit të mesëm, e jo të japin përgjigje në lëndët që nuk i kanë pasur në plan program gjatë 4 viteve.
Njëra ndër risitë e bëra këtë vit është edhe heqja e pagesës prej 10 eurosh për ta paraqitur provimin e maturës, e cila është mirëpritur nga nxënësit ferizajas.