Përfaqësues të ministrisë i njoftuan zyrtarët ferizajas me procesin e hartimit dhe plotësimit të dokumentit, i cili synon të përmbajë treguesit e performancës së aspekteve të ndryshme të funksionimit të pushtetit lokal dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Ata thanë se ky sistem i menaxhimit të performancës së komunave, ka për qëllim që t’u ndihmojë pushteteve lokale për të matur cilësinë e shërbimeve, në mënyrë që në vazhdimësi të përmirësohen aspektet e punës.
Zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të prirë nga Zëvendësministri Bajram Gecaj, u takuan sot me një grup zyrtarësh të pushtetit lokal të Ferizajt, të udhëhequr nga kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, për të shkëmbyer ide rreth përmbajtjes së Sistemit për menaxhimin e performancës së komunave.