
Mirëpo,Berisha thotë se deri më tash kanë dhënë edhe vërejtje për subjekte të ndryshme afariste të cilat nuk e kanë respektuar ligjin mbi duhanin. Sipas tij krahas kësaj mund të pasojnë edhe ndëshkimet.”Deri më tash kemi dhënë edhe vërejtje me shkrim sidomos për lokale të ndryshme hoteliere ,ku disa prej tyre nuk e kanë përcaktuar hapësirën e lokalit”. Por, në rast të mospërmbushjes së kushteve të dala nga ky ligj ,inspektorët sanitarë thonë se do të pasojnë dënime të larta për pronarët e lokaleve.”Ne tani vetëm po e bëjmë punën tonë, nëse ndodh që vërejtjet të jepen edhe një herë ,do të pasojnë edhe gjoba për ata që nuk e respektojnë ligjin,kështu që lusim të gjitha lokalet që të respektojnë vendimin e marrë nga komuna në bazë të ligjit mbi duhanin”,ka thënë Berisha.
Zyrtarët komunalë të Inspektoriatit gjithashtu thanë se gjoba për një lokal i cili nuk e respekton vendimin e komunës ,i bazuar mbi ligjin për duhanin ,mund të jetë deri në 10 mijë euro,por ka gjasa edhe t’i mbyllet lokali.Po ashtu u kuptua se ligjin mbi duhanin tanimë po e respektojnë institucionet komunale,si administrata komunale, qendrat e mjekësisë familjare etj.
Ligji për duhanin ka filluar të zbatohet vitin e shkuar edhe në komunën e Ferizajt.