Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, ka filluar të bëjë shpërndarjën e teksteve mësimore për të gjitha shkollat e komunës sonë, pasi ato tashmë kanë arritur nga Ministria e Arsimit.
Sipas drejtorit të Arsimit , Agim Berishës këtë vit këto tekste kanë filluar të shpërndahen shumë më herët në mënyrë që viti shkollor të fillojë mirë dhe mbarë.” Shtëpia botuese “Dugagjini” e cila është e obliguar të sjell librat tashmë i ka sjell dhe ato po shpërndahen në terësi, kanë mbetur edhe një numër i vogël i shkollave që nuk i kanë marr nga qendra ku i kemi vendosur në Shkollën Fillore “Astrit Bytyqi”, ka thënë drejtori Berisha, ndërsa ka shtuar se shtëpia botuese “Dugagjini” ka sjellur afër 100 mijë libra të cilat janë shpërndarë, ndërkaq pritete që tekstet mësimore t’i sjell edhe shtëpia botuese “Libri shkollor”.
Drejtori i Arsimit, Agim Berisha me këtë rast ka theksuar faktin se edhe librat e vitit të kaluar do të shfrytëzohen.” Librat do të shfrytëzohen nga klasa e parë deri në të nëntën.Në bazë të udhëzimit të MASHT-it ato libra duhet t’i marrin një numër i caktuar i nxënësve , por dikujt i bie që të merr libra të rinjë e dikujt ato të vjetrit”, është shprehur Berisha.
Drejtues Komunal të Arsimit kanë vlerësuar se ky është një gjest shumë i mirë që ka filluar të bëjë Ministria e Arsimit me shpërndarjën e teksteve mësimore për të gjithë nxënësit. “Konsiderojmë se këtu ka vepruar tepër mirë Ministria e Arsimit, sepse është një ndihmesë shumë e madhe për kryfamiljarët për prindërit tanë që duhet t’ju sigurohen nxënësve librat e tyre”, tha Berisha.
Në Komunën e Ferizajt janë 37 shkolla fillore dhe 7 të mesme.
Edhe këtë vit ministria e Arsimit, ka filluar të bëjë shpërndarjën e teksteve mësimore për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në nëntën.