Të nderuar bashkëqytetarë të besimit katolik,
Ndjehemi të motivuar të ritheksojmë vullnetin tonë të përbashkët, për kultivimin e mëtutjeshëm të ndjenjën së solidaritetit, barazisë, paqes, mirëkuptimit e tolerancës.
Mesazhi hyjnor që sot, bashkërisht e ndjejmë dhe e përcjellim tek njëri-tjetri, na e bën edhe më të qartë misionin tonë, që ka themelin te virtyti i shenjtë ndërtimit të domosdoshmërisë së ripërtëritjes së idesë sonë të qytetarisë e humanizmit.
Populli ynë, me gjithë sfidat përballë, ka arritur të rreshtohet drejtë në tavolinën e qytetërimeve të kultivuara e të përparuara, duke vënë përpara vlerat e tij kulturore, njerëzore dhe nacionale. Kemi arritur tashmë si popull të imponojmë përmasën e lirisë e qytetarisë, në dimensionet e thellësisë së synuar socio-historike dhe evolutive.
Para nesh sot, shtrohet detyra fisnike e detyrimit, deri në përplotësim të synimeve tona shekullore, në rritjen dhe forcimin e ndjenjës së lirisë e shtetësisë dhe fuqizimin e ndjenjës së flijimit e angazhimit për mirëqenien kolektive.
Të nderuar bashkëqytetarë të besimit katolik,
Festa e Ringjalljes, në simbolikën e saj, nuk prek vetëm përmasën njerëzore të një thirrjeje. Ajo na shpërfaqet edhe sot, si një detyrim, që të bëjmë përpjekjet maksimale që të ringritemi fuqishëm, kur të gjithë mendojnë se mund të rrëzohemi. Festa e Pashkëve, na motivon që të mbetemi gjithnjë të mobilizuar në kultivimin dhe rritjen e vlerës më të fuqishme emocionale e morale: natyrshmërinë madhështore të virtytit të të qenit-Njeri!
Më lejoni në fund, në emër të të gjithë qytetarëve të Ferizajt, t`ju uroj Festën e Pashkëve, me bindjen për harmoni, paqe e dashuri në familjet tuaja!
Me respekt, Juaji, Besim Zymberi, nënkryetar i Komunës së Ferizajt
6 prill 2012
Të nderuar bashkëqytetarë të besimit katolik.