
Ndryshe ky projekt ka kushtuar 65 mijë euro, Qeveria e Kosovës e ka nda pjesën më të madhe prej 55 mijë eurove, komuna e Ferizajt dhe GIZ-i nga 5 mijë euro. Nga ky projekt ka përfituar rrugët më të frekuentuara të Ferizajt, të cilat kanë e kanë pasur një sistem të vjetër të ndriçimit publik.
Projekti “zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në institucionet publike në kuadër të realizimit të planit kombëtar të energjisë efiçiente sipas kërkesave të BE-së dhe Traktit të Këshillit të Energjisë zbatimi i vendimit të qeverisë për poqa kursyes-ndriçimi i rrugëve publike”, për qytetin i Ferizaj i cili ka filluar të zbatohet qysh nga muaji tetor ka përfunduar në muajin nëntor. Punët në këtë projekt janë realizuar sipas paramasve dhe parallogaritë së paraparë nga ana e kompanisë”Termomontim” nga Prishtina e cila është përzgjedhur si fituese e tenderit të këtij projekti.