Leart Shabani me këngën "Unë e kam një simpati"me tekst dhe orkestrim të profesorit Nazmi Aliu ka fituar çmimin e parë në Festivalin e këngës “Fëmijët e gëzuar",që u mbajt në Ferizaj,e në të cilin festival morën pjesë 20 këngë garuese nga Ferizaj si dhe qytete të tjera të Kosovës. Me këtë fituesi i çmimit të parë,10 vjeçari Leart Shabani nga Ferizaj ,u shpreh tejet i gëzuar që fitoi vendin e parë. Ai tha se me muzikë do të vazhdojë të merret edhe më tej ,përderisa e do aq shumë këtë art.”Çmimin të cilin e fitova me ka shtyrë që edhe më shumë të merrem me muzikë. Është kjo hera e parë që unë morra pjesë në këtë festival dhe jam ndarë tejet i kënaqur”, është shprehur Shabani.
Hapjen e festivalit “Fëmijët e gëzuar”, e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Feratu, i cili ka thënë se ky festival ka një rëndësi shumë të madhe për qytetin tonë.
Ndërsa këngët garuese janë vlerësuar nga Juria profesionale e Festivalit të Fëmijëve "Fëmijët e Gëzuar 2011"e përbërë nga Melihate Kelmendi,Drejtoreshë e shkollës së muzikës në Ferizaj,Ahmet Dërguti,profesor i solokëndimit ,Shqipe Halili,redaktore e programit për fëmijë në Radio Televizionin e Kosovës. Juria ka vlerësuar se të gjitha këngët ishin të mira dhe me cilësi të lartë.
Përveç çmimit të parë, në këtë festival u ndanë edhe çmimet e dyta dhe të treta etj, si dhe u dhanë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.
Në këtë Festival morrin pjesë 20 këngë garuese nga Ferizaj dhe qytete të tjera të Kosovës.