Me këtë rast Ministri Bujupi i konirmoi kryetarit Svarqa atë që ka shkruar shtypi më parë, se Urdhëri i Kalorsve të Maltës, ka miratuar një shumë prej rreth 20 milionë eurosh, për ndërtimin e spitalit të Ferizajt, ndërsa këtë pranverë mund të fillojnë punimet për realizimin e këtij projekti të pritur me dekada nga ferizajasit.
Kryetari Svarqa falënderon përzemërsisht angazhimin e kosovarit Kastriot Bujupi dhe të gjithë ata ferizajas nga i tërë spektri politik, që u përpoqën dhe lobuan në të mirë të mbështetjes së Urdhërit të Kalorësve të Maltës për ndërtimin e spitalit të Ferizajt.
Ministri i Urdhërit të Kalorësve të Maltës, Kastriot Bujupi, u takua sot me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Në takim, ndër të tjera, u bisedua lidhur me kontributin e Maltës për ndërtimin e spitalit të Ferizajt.