Kuvendi komunal i Ferizajt në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar propozim –vendimin për rishikimin e buxhetit për vitin fiskal 2012,që tashmë me rritjen e vlerës buxhetore prej 400 mijë euro ,buxheti i Ferizajt për këtë vit arrin në rreth 20 milionë euro. Mustafë Grainca ,drejtor për ekonomi ,buxhet dhe financa në Ferizaj para asamblistëve ka sqaruar se me rishikim përpos ndryshimeve në kategorinë e investimeve kapitale janë propozuar edhe ndryshime në kategoritë e tjera si në paga e mëditje ,mallra dhe shërbime ,shërbime komunale si dhe subvencione.Ndërkohë,deputetët filluan debatin,por shumë nga ta fillimisht ishin të pakënaqur me disa ndryshime që ishin bërë lidhur me propozim-vendimin e rishikimit të buxhetit vetëm dje në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa të këtij kuvendi. Në bazë të kësaj sipas tyre ,deputetëve nuk u ishte dhënë mjaft kohë për të analizuar në thelb këtë propozim. Krahas kësaj deputetë kryesisht nga opozita kanë dhënë vërejtjet e tyre lidhur me ndryshimet me rishikim të buxhetit ,duke kërkuar më shumë qartësime për heqje të disa projekteve nga lista si dhe sqarime për posedimin e mjeteve të lira nga projektet e kontraktuara. Dhe pasi drejtorët komunalë të Ferizajt dhanë shpjegimet për çdo çështje të parashtruar nga ana e deputetëve të asamblesë, fjalën e mori ushtruesi i detyrës së kryetarit të Ferizajt ,Besim Zymberi. Ai potencoi se procesi i rishikimit të buxhetit është bërë duke respektuar në mënyrë të plotë udhëzimet e Ministrisë së Financave. Mustafë Grainca Drejtor për Ekonomi ,Buxhet dhe Financa në Ferizaj para asamblistëve ka sqaruar se me rishikim përpos ndryshimeve në kategorinë e investimeve kapitale janë propozuar edhe ndryshime në kategoritë e tjera si në paga e mëditje ,mallra dhe shërbime e tjera .