
"Kujtoj se draft-projekti buxhetor për vitin e ardhshëm, është në funksion të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Xhemaili.
Kryetari Xhemaili ka folur edhe shkallën e investimeve në projektet kapitale për vitin e ardhëshëm, dhe është shprehur se ai buxhet do të jetë në vlerë prej, 6.3 milion euro, përderisa ka shpjeguar se fjalën kryesore të investimeve për 2012 do të kenë rregullimi i kanalizimit në çdo lokalitet të kësaj ane, me qëllim që të heqi nga agjenda kjo problematikë shumë e ndjeshme për qytetarë.
"33 projekte do të planifikuara janë për kanalizime në fshatra, 17 rrugë presin të asfaltohen. Do të ndërtohet Qendra Emergjente, Qendra 2 e Zjarrfikësve, disa projekte plus nga sfera e arsimit, kultura dhe ato ambientale"është shprehur Xhemaili.
Pas debatit i cili është zhvilluar në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës këshilltarët kanë votuar këtë projekt-buxhet, ndërsa LDK-ja dhe PDAK-ja nuk e kanë votuar.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe draft rregullorja mbi vendosjen e tatimit në pronë për vitin 2012, si dhe është dhënë edhe një informatë për vitin e ri shkollor 2011-2012.
Këshilltarët komunalë të Ferizajt i kanë dhënë dritën jeshile këtë të premte, draft-propozimit buxhetor për vitin 2012.