
Drejtoresha e Financave Lirije Syla, asamblistëve iu tha se bartja e këtyre mjeteve është nga muajt nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar dhe kështu që komuna nuk ka mundur ti investojë në projektet kapitale për shkak të rregullores së thesarit për mbylljen e fundvitit.
Diskutim të gjerë ka pasur edhe marrja e vendimit për të dal në diskutim publik, rregullorja për bashkëpunimin e komunës me fshatrat dhe zonat urbane.
Po ashtu u morë vendim për caktimin e dy anëtarëve të Kuvendit të Komunës, për komisionin për ndarjen e bursave për vitin 2015/2016, të cilët do të përfaqësohen nga Ramadan Baliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Hajrije Nebihu nga Paria Demokratike e Kosovës.
U morë vendim edhe për plotësimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me një anëtarët të ri nga komuniteti protestant.
Po ashtu betimin e dha edhe një anëtarë i ri i Kuvendit të Komunës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Alberton Sahiti.
Kuvendi Komunal i Ferizajt ka bërë bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2015 në vitin 2016.