Kuvendi i Komunës së Ferizajt, ka përgatitur për herë të parë librin zyrtar të vendimmarrjes transparente dhe qeverisjes së mirë për periudhën 2018-2019
22/12/2020 12:44
Edhe pse ka qenë një vit jo i lehtë, Kuvendi i Komunës së Ferizajt gjatë këtij viti ka aprovuar vendime të cilat ecën para projekte të qytetarëve dhe të qytetit të Ferizajt. Kështu ka deklaruar Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi në konferencën e fundit të këtij vitit. Me këtë rast Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi, ka thënë se ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe nuk ka stagnuar në mbajtjen e seancave të kuvendit në bazë dispozitave ligjore pa shkelje të ligjit dhe pa lëshime të seancave. Ajo ka thënë se janë mbajtur 3 seanca të jashtëzakonshme dhe 10 të rregullta. “Kompetenca më e lartë, marrja e vendimeve nga Kuvendi i Komunës siç kemi raportuar në ministri Kuvendi i Komunës së Ferizajt për vitin 2020 ka miratuar 63 vendime prej tyre 3 rregullore. Vendimet të cilat janë kthyer për rishqyrtim, janë shqyrtuar nga kuvendi i komunës brenda afatit kohor siç parashihet me ligjet ne fuqi”, është shprehur Kryesuesja Gashi-Bytyçi. Kuvendi i Komunës së Ferizajt deri me tani, është nga komunat e pakta në Republikën e Kosovës që nuk ka asnjë shkelje, vërejtje e madje as rekomandim, sepse janë respektuar parimet, kriteret dhe procedurat ligjore. “Në vitin 2020 përkundër pandemisë globale dhe gjendjes jo të mirë në komunën e Ferizaj me qytetarët të prekur me Covid-19, trupat ndihmëse të kuvendit si komitet obligative dhe ato joobligative kanë dhënë kontributin e nevojshëm për shqyrtimin më të hollësishëm të politikave. Kuvendi i Komunës ka mbajtur diskutime publike me qytetarët dhe grupet e interesit për të harmonizuar kërkesat dhe rekomandimet me rregulloret e ndryshme, në pajtim me vendimin e qeverisë për respektimin e masave ndaj Covid-19, dhe për tu lehtësuar qytetarëve paraqitjen e kërkesave, sugjerimeve- në këtë vit u është mundësuar linku-qasja direkte në e-mailin tim zyrtar dhe të drejtorive përkatëse nga ëeb faqja e komunës, sa i përket akteve normative që kalojnë përmes Kuvendit të Komunës”, është shprehur kryesuesja. U bë e ditur se në mbledhjen e muajit dhjetor është aprovuar edhe planin i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2021. Detajet gjeni në videon e plotë të konferencës për media të Kryesueses së Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi.