Kuvendi Komunal i Ferizajt, në mbledhjen e vet të rregullt, mori sot katërmbëdhjetë vendime, sipas pikave të planifikuara më parë. Një pjesë e vendimeve u morën njëzëri, kurse një pjesë me shumicë votash. Ndër të tjera, kuvendi vendosi formimin e komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronës së Komunës, themeloi komitetet për: planifikim urban, kadastër, mbrojtje të mjedisit; komitetin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale; komitetin për arsim e kulturë; komitetin për zhvillim ekonomik dhe komitetin për hartimin e akteve juridike. PDK dhe vetëvendosje patën vërejtje për procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronave komunale, por deleguan anëtarët e tyre në komitete.
Kuvendi po ashtu vendosi për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore për ngastrat kadastrale numër: 288, 289, 294, 295, 297, 298 e 199; destinoi ngastrën kadastrale numër 524 për ndërtimin e një çerdheje për fëmijë në fshatin Bibaj; destinoi ngastrën numër 707 për ndërtimin e një parku po në këtë fshat; shpalli interes të përgjithshëm dhe i destinoi për nevojat e Komunës së Ferizajt ngastrat: 96/3, 101/1, 100/2, 100/3, 196-0, 197-0,198-0,189 dhe 542-2; destinoi një pjesë të ngastrës numër 1375-1, për ndërtimin e shtatores së dëshmorit Afrim Kalanica.
Kuvendi vendosi për kompensimi e anëtarëve të komisionit të aksionarëve të ndërmarrjeve publike “Pastërtia”, “Bifurkacioni” dhe “Stacioni i autobusëve”.
Po ashtu Kuvendi vendosi destinimin e ngastrës së ish-tregut të kafshëve për ndërtimin e banesave për kategoritë e luftës, kategoritë sociale dhe për kategori të tjera.
Kuvendi Komunal i Ferizajt, në mbledhjen e vet të rregullt, mori sot katërmbëdhjetë vendime, sipas pikave të planifikuara më parë. Një pjesë e vendimeve u morën njëzëri, kurse një pjesë me shumicë votash