Nuk ka si nis më mirë dita, sesa me të vegjlit. Janë buzëqeshjet nga shpirti i pastër i fëmijëve, sinqeriteti i paskaj që i karakterizon, ato që ushqejnë çdo ditë motivin për të ecur përpara. Në vigjilje të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë, zyrën time “e pushtuan” fëmijët që me këngë, vjersha e pyetje që vetëm ata dijnë t’i bëjnë më dhanë forcën e energjinë e paçmueshme.
Bashkë, biseduam, kënduam e lozëm me lojërat që prisnin duart e vogla të shpirtit të madh të tyre. Në sytë e tyre dhe dashurinë e madhe që ta falin, gjen burimin e pashtershëm të gëzimit e shpresën në horizont.
Sot jam më i pasur seç isha, u njoha dhe ndërtova shoqëri me miqtë e mi të vegjël.