Organizatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës- degët në Ferizaj dhe Qendra për zhvillim të turizmit rural- Jezerci, me moton “Në Jezerc u dha kushtrimi” do të fillojnë manifestimin 16 korrik 1998- 16 korrik 2012 në shenjë të fillimit të luftës për çlirim në trevën e Ferizajt dhe në përkujtim të rënies së dëshmorit të parë të Zonës Operative të Nerodimës, Nazmi Xh. Uksmajli.
Ftohen veteranët e luftës, invalidët, familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë manifestim.
Manifestimi mbahet me 16 korrik 2012, ora 11:00 në fshatin Jezerc, në ambientin te bashkimi i dy lumenjve.
Manifestimi mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliut mbahet manifestim publik në shenjë të fillimit të luftës për çlirim në trevën e Ferizajt.