Nëntë familje serbe janë kthyer ditën e hënë në fshatin Softaj të Ferizajt, në kuadër të një projekti për kthim, i financuar nga Qeveria e Britanisë dhe i implementuar nga UNDP-ja. Drejtues të institucioneve kanë thënë se ky projekt nuk do të jetë i fundit, por në vazhdimësi do të mbështetet edhe nëpër lokalitetet tjera në Kosovë.
Projekti “Kthimi në Softaj”, ka bërë që 9 familje serbe pas dhjetë vitesh të kthehen në vendin e origjinës prej nga janë zhvendosur, ndërsa me këtë projekt ka përfituar edhe një familje shqiptare, e cila jeton në asistencë sociale.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Andi Sparks tha se për këtë projekt qeveria britaneze ka siguruar një donacion prej 150 mijë eurove, duke mundësuar kështu ndërtimin e këtyre dhjetë shtëpive, si dhe të një trafoje elektrike për të gjithë banorët.
Sparks ka thënë se puna nuk do të ndalet këtu, ngase sipas tij të posa kthyerit kanë nevojë edhe për ujësjellës, shkollë dhe infrastrukturë përcjellëse.
“Duke i falënderuar të gjitha partnerët që kontribuan në këtë projekt, unë kam një porosi se procesi i kthimit nuk do të ndalët por do të vazhdoj. Rasti në Zallq nuk do të thotë një përndjekje e re. Serbët duhet të kthehën”, kan thënë ambasadori.
Në anën tjetër kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka thënë se ky projekt është meritë e të gjithë partnerëve që kanë dhënë një ndihmesë në jetësimin e tij, ndërsa ka premtuar se komuna do të bëjë përpjekje në ofrimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët.
Ai tregoi se gjerë më tani në komunën e Ferizajt janë realizuar tri projekte të mëdha të kthimit, si në fshatin Babush, Talinoc të Muhaxherëve dhe Bablak, ku janë ndërtuar 160 shtëpi për të rikthyerit.
“Edhe pse kemi një numër të madh të shtëpive të ndërtuara, numri i të kthyerve është jo i kënaqshëm. Megjithatë komuna ka bërë përpjekje për integrimin këtyre komuniteteve në shoqëri. Ne po vazhdojmë dialogimin me përfaqësuesit e komuniteteve dhe komuna e ka përkrahë kthimin si proces”, ka thënë Xhemaili.
Me rastin e kthimit në fshatin Softaj është bërë e ditur se tashmë të gatshme janë edhe pesë koncept dokumente të tjera për fshatrat Balaj-Stojkoviç, Nikadin, Zaskok, Pleshinë dhe Talinoc, por kjo varet nga gjetja e fondeve.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashiq i ka falënderuar partnerët që kanë mundësuar implementimin e këtij projekti, duke thënë se kthimi i të zhvendosurve është prioritet i Qeverisë së Kosovës.
“Nëse flasim për Kosovën demokratike dhe multietnike atëherë kjo mund të bëhet vetëm përmes këtyre projekteve. Do të vazhdojmë me projektin e kthimit të komuniteteve anekënd Kosovës. Ky projekt nuk përfundon vetëm me kthimin fizik, por edhe integrimi i këtyre banorëve”, ka thënë Rashiq.
Ndryshe, projekti “Kthimi në Softaj” është donacion i qeverisë britaneze, ndërsa është menaxhuar dhe implementuar nga njësia e kthimit të organizuar SPARK-UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me komunën e Ferizajt.
Normal
0
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;}
Projekti “Kthimi në Softaj”, ka bërë që 9 familje serbe pas dhjetë vitesh të kthehen në vendin e origjinës prej nga janë zhvendosur, ndërsa me këtë projekt ka përfituar edhe një familje shqiptare, e cila jeton në asistencë sociale.