Kënaqësi e krenari, të bashkëbisedojmë për futbollin e sportin në përgjithësi, me futbollistët suksesplotë të Kombëtares së Kosovës U17 bashkë selektorin Arsim Abazi, të cilët arritën sukses në Austri duke kaluar në “Elite Round” në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”.
Alpi Shahini dhe Drin Bajraktari janë ferizajasit pjesë e këtij ekipi që shënoi sukses të cilët bashkë me selektorin e Kombëtarës së Kosovës për grupmoshat U17, Arsim Abazi, kryetarin e KF “Ferizaj” Lulzim Abazi, nënkryetarin Xhevat Rushiti, drejtorin sportiv Agron Selmani dhe trajnerin e grupmoshave U17 në KF “Ferizaj”, Fitim Shabani, i prita sot për t’i përgëzuar për këtë sukses domethënës për futbollin e Kosovës.