Në vizitë sot, tek një nga gjigandët më të mëdhenj industrial jo vetëm në Ferizaj por në gjithë vendin, në kompaninë ferizajase “Cadi Group SHPK”, ku pamë nga afër punën e jashtëzakonshme prodhuese, rregullin e standardin evropian të punës e hapësirave për punë, me makinerinë më të avancuar, cilësinë e profesionalizmin që e shquan këtë kompani me produktet e saj në dhjetëra shtete, në tregun rajonal e evropian, kompani ku kanë siguruar mirëqenien e tyre, dhjetëra punonjës, me kushte pune model e pagesë dinjitoze.Kompanitë e tilla janë model i zhvillimit të vendit e referencë e cilësisë në tregjet përtej kufijve shtetëror.