Gjithashtu, gjatë vizitës studimore janë vizituar Zona Industriale, parqet industriale dhe teknologjike, parku industrial në Pardubice dhe Pilsen dhe inkubatorët e biznesit në Pardubice dhe Pragë, u organizuan edhe takime me zyrtarët rajonale po të këtyre qyteteve . Po ashtu është bërë promovimi i ofertave investive në Kosovë nga Zyrat Zhvillimore Rajonale të Kosovës dhe agjencionet: APIK, AMNVM dhe AKP para invesitorve potencial çek në Oden Ekonomike Ndërkombëtare të Çekisë. Në delegacionin nga Kosova përpos kryetarit të Ferizajt ishin prezent edhe kryetari i Novobërdës. Bajrush Ymeri, kryetari i Lipjanit Z. Shukri Buja, Drejtori i Agjencise per Zhvillim Rajonal – Lindje, Almir Hyseni, si dhe përfaqësues të Agjencionit për Promovimin e Investimeve në Kosovë-APIK, të Agjencionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme të Kosovës AMNVM , të Agjencionit për Privatizimin e Kosovës AKP, Agjencionet Rajonale Zhvillimore në Kosovë si dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji-UBT të përfaqësuar nga Prof. Edmond Hajrizi dhe Lulzim Beqiri, gjegjësisht “Quality Kosova”.
Ky organizim u bë në bashkëpunim me partnerin nga Republika Çeke “Czech INVENT” kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Po ashtu në kuadër të projektit për “Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë”, për disa muaj me radhë janë zhvilluar punëtori të njëpasnjëshme në UBT po ashtu është organizuar edhe vizita studimore nëpër komunat e Kosovës si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Novobërdë, Shtime, etj , ku partnerët e projektit patën mundësi që për së afërmi t’i identifikojnë nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja.“Pjesëmarrësit në vizitën studimore janë nda shumë të kënaqur me programin që ka ofruar “Quality Kosova” dhe “Czech INVENT”, dhe shpresojmë që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, në projekte të natyrës së ngjajshme”, tha koordinatori i projektit, Lulzim Beqiri.
Pas vizitës si pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konference ku do diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe do të organizohet edhe një punëtori e cila do t’i ndihmoj pjesëmarrësve në krijimin e materialeve promovuese për rajonet e tyre.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili nga data 11 deri me 16 Shtator 2011 qëndroi për vizitë studimore në Pragë, kryeqendrën e Republikës së Çekise. Kjo vizitë studimore është organizuar nga “Quality Kosova” nga Prishtina në bashkëpunim me “Czech INVENT” nga Praga, Republika Çeke. Vizita ka qenë e organizuar në mënyrë që t’i përmbushin kërkesat të cilat janë paraqitur gjatë punëtorive të mbajtura në Kosovë në kuadër të projektit për “përmirësimin e klimës së investimeve dhe ndërmarrësish në Kosovë, të organizuara nga “Czech INVENT” dhe “Quality Kosova”, së bashku me partnerët e projektit që janë mbajtur në UBT (Universitetin për Biznes dhe Teknologji).