Të dashur bashkëqytetarë
Dita e shenjtë e Krishtlindjeve, për njerëzimin përmban në thellësinë e tij, jo vetëm festën, por edhe obligimin për vazhdimin e angazhimeve për arritjen dhe forcimin e paqes, barazisë, dashurisë e solidaritetit ndërmjet njerëzve.
Kjo dite, na kujton të gjithëve mishërimin me idenë hyjnore të vetëflijimit, në shenjë të mirësisë për të tjerët dhe na motivon për te kaluar te gjitha pengesat qe na dalin ne rruge për sendërtimin e ambicieve tona humane e fisnike.
Në këtë vit, ne po festojmë krishtlindjet në kushte të sukseseve evidente. Ndërsa, gëzohemi që në Komunën tonë vlerësohen arritjet, të cilat na obligojnë për te punuar edhe me përkushtim e përgjegjësi për zhvillim e prosperim edhe më të shpejtë. Edhe në këtë festë, jemi pranë të gjithë atyre që u flijuan dhe u martirizuan për lirinë tonë dhe jemi pranë atyre që përballen me vështirësi të shumta të jetës.
Me dëshirat më të sinqerta për më shumë mirësi, dashuri e mirëqenie, bashkëqytetarëve të konfesionit katolik dhe përfaqësuesve të akredituar ndërkombëtarë në Komunë tonë, ua uroj Krishtlindjet.
Ju faleminderit!
Kryetari, Xhemaili uron qytetarët për krishtlindje
Të dashur bashkëqytetarë