Të nderuar qytetarë
Me lejoni që në emrin tim personal, por edhe të kreut të Komunës së Ferizajt, t’ju urojë festën e Fitër Bajramit.
Festa e Fitër Bajramit është një festë e gëzimit, paqes, solidaritetit dhe harmonisë për të gjithë myslimanë, festë që ngërthen vlerat më ta larta humane dhe njerëzore.
Të nderuar qytetarë. Këtë festë po e presim shumë të organizuar, kur qyteti ynë po përparon dita- ditës me shumë projekte, të cilat janë duke u realizuar në të mirë të të gjithë juve të dashur bashkëqytetarë. Tash për tash po realizohen mbi 47 projekte të cilat janë të dedikuar për ju, dhe qyteti ynë po ecën drejt synimeve tona të përbashkëta, për një jetë më të mirë.
Festa e Fitër Bajramit po vjen si rezultat i muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe solidaritetit, besimit dhe përkushtimit njerëzor.
Në prag të kësaj feste dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, me dëshirën që në vatrat tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe dashuria.
Me lejoni që të përgëzojë edhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Ferizaj si dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me dëshirën që në vendin tonë gjithmonë të ketë paqe ,respekt dhe mirëkuptim, sepse uniteti dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara të popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.
Me fat Festa e Fitër Bajramit.
Festa e Fitër Bajramit është një festë e gëzimit, paqes, solidaritetit dhe harmonisë për të gjithë myslimanë, festë që ngërthen vlerat më ta larta humane dhe njerëzore.