Të nderuar qytetarë !
Me lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Ferizajt, t’ju urojë festën e Kërshëndellave të gjithë besimtarëve krishterë.
Të nderuar qytetarë të besim krishterë, shfrytëzojë rastin që t’ju urojë ftesën e Krishtlindjes, moment ky i shejtë kur besimtarët e fesë katolike festojnë anekënd botës këtë festë të madhe të Lindjes së Krishtit.
Kjo festë është edhe një rast më shumë për t’i shpalosur më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellur edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona.
Të dashur qytetarë edhe këtë festë po e presim me rezultate të reja të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve dhe kështu po mundohemi që çdo vit dhe çdo festë të krijojmë një jetë të re dhe më të mirë.
Unë shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe famullitarin e kishës katolike në Ferizaj Don Viktor Sopin si dhe të gjithë besimtarët katolik , me dëshirën që në vendin tonë gjithmonë të ketë paqe, respekt dhe mirëkuptim, sepse uniteti dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara të popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.
Me Fat Festa e Krishtlindjeve !
Kjo festë është edhe një rast më shumë për t’i shpalosur më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellur edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona.