Festa e Kurban Bajramit forcon ndjenjën e besimit, humanizmit dhe të solidarizimit me të gjithë ata që që kanë nevojë. Kjo festë është edhe një rast më shumë për t’i shpalosur më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit, për më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona.
Të dashur bashkëqytetarë, edhe këtë festë të Bajramit të Vogël, po e presim shumë më mirë dhe të organizuar, ku qyteti ka marr një pamje krejtësisht tjetër, ku janë realizuar shumë projekte të ndryshme, të cilat shkojnë në të mirë të të gjithë juve.
Ne, si Qeveri lokale e Ferizajt, po mundohemi që çdo vit dhe çdo festë që e presim, të kemi kushte cilësi më të mirë të jetës.
Në veçanti ndjehemi të obliguar në këtë festë, të bashkendjemë me famiiljarët e dëshmorëve e martirëve, me bindjen se respekti për sakrificën e tyre të përmaseve hyjnore, do të na ndjekë deri në amshueshmëri.
Shfrytëzoj rastin të përgëzoj edhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, Fehmi Efendi Mehmetin si dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me dëshirën që në vendin tonë gjithmonë të ketë paqe, respekt dhe mirëkuptim, sepse uniteti dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara të popullit tonë dhe si të tilla ishin dhe mbeten një garancë për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.
Të dashur bashkëqytetarë, më lejoni në fund t`ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Kurban-Bajramit, me dëshirat për rritjen e mirëqenies për familjet tuaja dhe mbarë popullin tonë!
Me Fat Festa e Kurban Bajramit !
Ju falemnderit!
I pari i qytetit të Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka thënë se kjo festë është edhe një rast më shumë për t’i shpalosur më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit, për më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona.