I pari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili gjatë këtij takimi, Drejtorin e OSBE-së Ulrich Biffar e ka njoftuar, lidhur më projektet që kanë përfunduar, por edhe për projektet të cilat janë në realizim e sipër. Ndërkaq, Ulirich Biffar Drejtor i OSBE-së për rajonin e Gjilanit, ka qenë i impresionuar me të arrituart e komunës së Ferizajt, gjatë këtij viti. Ai me këtë rast ka inkurajuar, Kryetarin Xhemaili, që të vazhdojë të punojë në të mirë të qytetarëve.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe çështje të tjera siç është siguria, ambineti etij. Me këtë rast të dyja palët janë dakorduar që të vazhdojnë edhe më tutje këtë bashkëpunim.
Diskutuan çështje të rëndësishme