Rrjeti i shoqërisë civile ‘Avonet” me një iniciativë për gjendjen e rëndë që po mbretëron në vendin tonë u takuan me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin, për të diskutuar rreth iniciativës që ka marr ky rrjet për të ndihmuar qytetarët ferizajas që kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre. Sipas përfaqësuesve të këtij rrjeti banorët do të ndihmohen me gjëra ushqimore, veshmbathje dhe gjëra të tjera dhe duke i sensibilizuar qytetarët për një organizimi të komunitetit. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili,ka përkrahur iniciativën e këtij rrjeti në mënyrë që të ndihmohen familjet të cilat kanë mbetur të izoluara nga bora.