Gjatë këtij takimi janë diskutuar shumë çështje të ndryshme ndër to edhe për ndërrmarrjet publike të cilat janë nën menagjimin e komunës. Me këtë rast numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka theksuar se temë bosht e takimit ishte edhe zhvillimi ekonomik në komunën tonë.”Ne e njoftum se Feriazaj ka për qëllim që të fut kapitalin, përmes ligjeve që janë në fuqi tani, përmes partneritetit publiko-provat, përmes investimeve direkte që mund t’i bëjnë biznesment e ndryshëm ,qoftë vendor qoftë edhe nga jasht”, ka thënë kryetari Xhemaili, ndërsa zv.ministrin Hasani e ka njoftuar edhe për projketet që synojnë t’i bëjnë në të ardhmën.” I trguam të gjitha ato projekte që i synojmë, që vërtët të aktivizohen të gjitha potencialet tona për ti jetësuar ato në qytetin e Ferizajt”, tha Xhemaili.
Ndërkaq, zv.ministri Ramadan Hasani, ka theksuar faktin se ministria e Zhvillimit Ekonomik ka përpiluar një agjendë për të vizituar të gjitha komunat e Kosovës.”Do të bisedojmë një temë stadnarde pra që është zhvillimi ekonomik i komunës në një akcnt të veçantë për shërbimet komunale që duhet t’i kryejnë ndërrmarjet komunale për qytetarët e saj”, ka thënë Hasani. Ai ka thënë se këto dy çështjë janë shumë të rëndësishme sepse nga kjo varet jeta dhe standardi i qytetarëve tanë.”Ne si ministri gjegjësisht si qeveri bashkarisht me pushtetin lokal jemi të interesuar që të trajtojmë këto”, tha Hasani.
Përpos këtyre çështjeve është diskutuar edhe për ligjet në mënyrë që ato të inkorporohen në këto shërbime siç është ligji në ndërrmarrjet publike, ligji mbi ujërat e zeza dhe mbeturinat dhe të gjitha këto ligje duhet të harmonizohen për shkak se përpilimi i ligjeve vetëm nga lart, pa konsultuar bazën e i përpiluar vetëm nga lart është jo produktiv dhe për këtë qëllim zyrtarë të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik do të jenë në të gjitha komunat e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili, ka pritur këtë të enjte në një takim zv.ministrin e Zhvillimit Ekonomik Ramdan Hasanin.