Pas fitimit të kupës së Republikës së Kosovës në hendboll, hendbollistët e “Kastriotit “ të Ferizajt, gjatë ditës së martë , Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin , e kanë njohur nga afër për sukseset e arritura ky klub. Me këtë rast , Kryetari Bajrush Xhemaili është shprehur se ka pasur një kënaqësi teje të madhe që prititi kampionin e katërfisht të Republikës së Kosovës, klubin e hendbollit” Kastrioti” të Ferizajt. “Natyrisht tashmë kanë gara më të forta për shkak se si gjithmonë kampioni del në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Xhemaili, duke shtuar se do të vazhdojë t’i mbështes edhe më tutje kwtw klub. “Sigurisht është i priviligjuar me vet rezultata që ka korrur dhe obligohemi natyrisht që të mbështesim klubin i cili vazdhimisht ka pasur rezultate të mira dhe po i mbron ngjyrat e Ferizajt, siç është më së miri”, ka thënë numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Bajrush Xhemaili.
Nga ana tjetër ,Kryetari i klubit të hendbollit” Kastrioti” të Ferizajt, Lulzim Abazi, është shprehur mirënjohës ndaj kryetarit Xhemaili, që gjeti kohë dhe priti në një takim të tillë këtë klub. “E njoftuam kryetarin për të kaluarën, se si janë zhvilluar ngjarjet në klub ,se si kemi fillu të përgatitemi për kampionatin e ardhshëm në arenen ndërkombëtare”, ka thënë Abazi.
Klubi i hendbollit “Kastrioti” i Ferizajt gjatë këtij viti do të merr pjesë edhe në garën për kupë të EHF-it , shorti i të cilës do të hapet me 26 korrik.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili, priti në një takim klubin e hendbollit “Kastrioti”të Ferizajt, pas fitimit të kupës së Kosovës në hendboll.