Përfaqësues nga KFOR-i, përkatësisht nga forcat monitoruese LMT, në largim, u pritën sot nga kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Ata shkëmbyen edhe mirënjohje duke falënderuar njëri -tjetrin për bashkëpunimin e suksesshëm. Më këtë rast Xhemaili ka thënë se gjatë kësaj kohe kishin bashkëpunim të shkëlqyer me forcat LMT në largim,duke thënë se ata përgjatë misionit të tyre kontribuan lart në çështjen e sigurisë.
Ndërsa Togeri në largim Jeremiah Duncan , nga LMT, ka thënë se është pjesë e punës së tyre që të ofrojnë siguri. Ai ka thënë se po largohen nga Ferizaj me mbresa,të cilat do të jenë të paharruara.
"Mbresat për Ferizajn do të jenë mjaft pozitive ,unë do ta kujtoj këtë qytet dhe njerëzit e tij edhe kur të jem në shtëpinë time.Do të mundohem që këtë pozitivitet lidhur me njerëzit e pushtetit të këtij qyteti ta bart edhe në lokalitetin ku unë jetoj.Jam shumë mirënjohës për gjithë bashkëpunimin që e kam pasur me kreun e kësaj komune,si dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe institucionet e tjera e qytetarët".
Nga ana tjetër , i cili do të vie në pozitën e Jeremiah Duncan në LMT, ka thënë se shpreson në një bashkëpunimin me autoritetet lokale , duke shpresuar se do të jetë në gjendje të vazhdojë marrëdhëniet e mira me qytetarët si dhe me institucionet.
"Ne si ekip i ri tashmë i Forcave LMT në Ferizaj do të fillojmë të punojmë për ruajtjen e sigurisë në këtë vend. Do ta vazhdojmë këtë mision,duke shpresuar në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me institucionet komunale".
Trupat monitoruese të KFOR-it LMT në largim , kanë zhvilluar këtë mision të sigurisë në komunën e Ferizajt për plot 6 muaj.
Me këtë rast u shkëmbyen dhurata mes përfaqësueseve të KFOR-it dhe kreut të Komunës se Ferizajt, Bajrush Xhemailit.