Sot në kampin e forcave greke "Rigias Fereos"në Ferizaj është zhvilluar një ceremoni ushtarake ,si dhe një me karakter fetar me rastin e një feste kombëtare greke , ku në vitin 1940 populli grek ka nisur mbrojtjen e vendit ,atëkohë nga okupatori i parë iatlian për të gëzuar të drejtat e lirisë dhe pavarësisë.Të ftuar në festimin e kësaj dite ishte edhe kryetari i Komunë s së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ushtarakë të lartë të forcave greke,pastaj ata të KFOR-it ,zyrtarë të Qeverisë lokale si dhe autoritete lokale të institucioneve fetare.Me këtë rast ,komandanti i forcave greke në Kosovë,koloneli Ioannis Tsonos ka thënë se sot po festojnë një ditë të rëndësishme kombëtare."Në vitin 1940 forcat greke u cuan në kryengritje për mbrojtjen e e vendit të tyre si dhe me kryeministrin e atëhershëm u ankuan nga okupatori duke folur kështu në emër të lirisë dhe rë pavarësisë ,dhe kështu filloi lufta.Në vitin e parë në Greqi kanë hyrë disa fashistë ,edhe pse këtë nuk e ka përkrahur populli i Italisë,pastaj kanë hyrë edhe forcat gjermane e kështu me radhë”,ka thënë kolonel Ioannis Tsonos.
Më pastaj komandanti i forcave greke në Kosovë ka thënë se këtë datë të rëndësishme po e feston si në "Aty ku je edhe duhet të festosh.Ne sot po i nderojmë të gjithë dëshmorët e asaj kohe që ranë për lirinë e e vendit.".
Ndër të tjerash,me ceremoni të ndryshme ushtarake dhe fetare në këtë festë nacionale greke janë nderuar të gjithë dëshmorët e rënë në atë kryengritje në Greqi.
Të ftuar në festimin e kësaj dite ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ushtarakë të lartë të forcave greke,pastaj ata të KFOR-it, zyrtarë të Qeverisë lokale si dhe autoritete lokale të institucioneve fetare.Me këtë rast ,komandanti i forcave greke në Kosovë,koloneli Ioannis Tsonos ka thënë se sot po festojnë një ditë të rëndësishme kombëtare.