Komuna e Ferizajt, po mundohet që çdo herë t’ju dal në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale. Pikërisht për këtë qëllim, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës ka marr vendim për ndërtimin e katër shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale. Me këtë rast është miratuar raporti i Komisionit për Përzgjedhjen e rasteve përfituese dhe lejohet ndërtimi i katër shtëpive për këto familje: Enver Ibishi nga fshati Tërrn, Avdyl Zeqiri nga fshati Bablak, Gani Demiri nga fshati Komogllavë si dhe Sabri Uksmajli nga fshati Jezerc.
Ndërtimi i këtyre shtëpive bëhet nga mjetet e alokuara në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për projektin e furnizimit me material ndërtimor për rastet sociale të miratuara nga Kuvendi Komunal me buxhet të vitit 2011.
Përfitues për ndërtimin e këtyre shtëpive janë katër familje nga Komuna e Ferizajt.